Ermira Mehmeti: Lamtumirë politikë!

Ermira Mehmeti përfundimisht largohet nga politika dhe nga partia shqitpare në pushtet, BDI.

Kjo bëhet me dije nga ‘Lajmpress’, që citon burime të sigurta, sipas të cilave pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili do nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marr vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.

Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e ish zv/kryeministrit Musa Xhaferi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta. Mehmeti është një politikane e re dhe me shumë perspektivë, mirëpo audio-inçizimi i fundit, ia mbylli karrierën politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Lajmpress’ mëson se Ermira Mehmeti pas disa muajsh do të jep shërbime noterie në qytetin e Shkupit dhe do të jetë koleg i ish zv.Ministrit të Policisë, Xhevat Buçi. Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?