Është kapur snajperistja pro-ruse ”Bagira” në Ukrainë? Serbia e mohon: Është në burg

Danijela Lazovic e njohur me emrin e luftës ”Bagira”, pretendohet se është kapur nga forcat e Ukrainës. Sipas ushtrisë së Ukrainës, snajperistja serbe ishte përgjegjëse për vrasjen e të paktën 40 personave. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e ka mohuar lajmin, thënë se Lazovic gjendet në burg.

“Në çdo luftë viktima e parë është e vërteta, ndaj në media dolën lajme të rreme për gjoja kapjen e shtetasit serb D.L, ku siç thonë ata, është kapur nga forcat e armatosura të Ukrainës dhe është shënuar si “snajperi i Bagiras”. Është e vërtetë që D.L u arrestua në tetor 2020 dhe që atëherë ka qenë në IEVP Pozharevac, duke vuajtur një dënim me gjashtë vjet burg, dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë apo të kapej në Ukrainë. Theksojmë se personi nga fotografia e publikuar në media nuk është Lazovic”.

Në vitin 2014, Lazovic iu bashkua separatistëve pro-rusë në rajonin e Donetsk. Ajo ishte snajperiste në divizionin e 11-të të specializuar. ”Bagira” shkoi në Ukrainën lindore në vitin 2014, si pjesë e regjimentit serb si vullnetare dhe besohet se lidhja e saj për t’iu bashkuar ushtrisë separatiste ishte Dejan Beric, një nga serbët më të famshëm në fushat e betejës në Ukrainë.

SHKARKO APP