Estonia: Vendet e NATO-s të përgatiten për një luftë të gjatë në Ukrainë
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas thotë se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një luftë të gjatë në Ukrainë, duke u bërë thirrje aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes përtej pragut prej 2%.
“Rusia është përgatitur për një përballje të gjatë dhe ne gjithashtu duhet të përgatitemi për të”, shkruan Kallas në Twitter.
“Estonia ka rritur ndjeshëm buxhetin e saj të mbrojtjes, ai do të arrijë 3% të PBB-së deri në vitin 2024”, shton më tej kryeministrja estoneze. 2% e PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes duhet të jetë minimumi, jo maksimumi.