Europa “gjunjëzohet” para motit të keq, rritet bilanci i viktimave nga i ftohti

Kontineti i vjetër Europa është “gjunjëzuar” para motit të keq, që e ka përfshirë ditët e fundit. Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar edhe viktima.

Rastet më fatale janë shënuar në Gjermani, Austri dhe Itali. Mësohet se dy ortekë, lanë të vdekur dy skitorë gjermanë në malet “Vorarlberg” të Austrisë. Kurse një tjetër skiator ndërroi jetë afër Salzburgut.

E njëjtë paraqitet situata edhe në rajonin e Bavarisë në Gjermani. Një person ka humbur jetën, pas rrëzimit të një lisi, që e zuri poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po në këtë rajon një vajzë humbi jetën nga rrëshqitja e ortekut në malet “Teisenberg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktimat nuk kanë munguar as në Aplet Italiane. Dy viktima janë gjetur në lartësi mbidetare prej 2800 metrave në Alpet që shtrihen në pjesën veriore të Torinos nga ekipet e shpëtimit.

Por janë duke vijuar kërkimet, pasi persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në Alpe, si dhe pritet që situata të përkeqësohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?