Evakuohet kulla “Trump”, u gjet një pako e dyshimtë

Kulla “Trump” u evakuua, pasi forcat e policisë u njoftuan se aty ndodhej një pako e dyshimtë. Incidenti ndodhi në kohën kur rrugët aty pranë ishin të mbushura nga turma personash që lëvizin për festa. Mediat amerikane njoftuan se situata u sqarua shumë shpejt dhe se pakoja nuk kishte asgjë të rrezikshme.

Ajo kishte një çantë me lodra fëmijësh. Kulla “Trump” është shtëpia e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ekipi i miliarderit e pranoi më herët se kulla ishte evakuuar për shkak të një incidenti. Zona ku u gjet pakoja është pjesë e hapësirës publike, jashtë perimetrit të mbrojtur apo pjesës së banuar të godinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?