Fati tragjik i trafikantëve të drogës “vuloset” para qindra njerëzve

Një gjykatë kineze dënoi dje me vdekje, dy shitës droge para qindra njerëzve.

Dy kriminelët morën vendimin në një fushë sportive në Haikou, provinca jugore Hainan, përpara se të ekzekutoheshin menjëherë.

Shumë nga spektatorët ishin studentë të rinj, të cilët ishin organizuar për të parë tubimin publik të dënimeve me uniforma shkolle, sipas një video të lëshuar nga burimet lokale të lajmeve hinews.cn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja publike e dënimit u organizua nga Gjykata lokale Qiongshan dhe Gjykata e Popullit Intermediate Haikou, dhe u pa nga rreth 300 banorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ishte pjesë e fushatës së qeverisë në Ditën Ndërkombëtare kundër abuzimit të drogës dhe trafiqeve të paligjshme, që bie më 26 qershor të çdo viti.

Krimineli i parë, 39-vjeçari Cai Liqun, u shpall fajtor për shitjen e metamfetaminës dhe magu. Kjo e fundit është një përzierje e metamfetaminës dhe kafeinës, dhe është një lloj relativisht i ri i drogës në Kinë.

Cai bleu drogën me postë përpara se t’i shiste ato në raste të shumta midis shtatorit dhe nëntorit në 2015, tha gjykata.

Huang Zhengye, 36 vjeçar, u shpall fajtor për transportimin dhe shitjen e metamfetaminës.

Ai ishte kapur në zotërim të 4.749.8 gram metamfetamine dhe 71.100 juanë në lidhje me trajtimin e drogës në shtator të vitit 2015, sipas gjykatës.

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?