Fermë droge në Angli/ Kapen dy shqiptarë, i treti merr arratinë

Dy shqiptarë të arrestuar pak ditë më parë në Angli po përballen me procedurat e dëbimit, ndërsa një i tretë është ende në kërkim nga policia.

Ata u vunë në pranga për akuzën e prodhimit dhe  rritjes së lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve, autoritet zbuluan një fermë të vogël kanabisi, e cila dyshohet se punohej nga shqiptarët.  Ndërkaq identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Arrestimi i njërit prej tyre ishte i lehtë për policinë. Ai u ndaluan në vend, ndërsa i dyti u arrestua pas një aksioni tjetër pasi fillimisht u largua së bashku me shqiptarin tjetër, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat angleze raportojnë se autoritetet kanë publikuar foton e shqiptarit dhe në terren forcat e policisë së emigracionit po kontrollojnë të gjithë ambientet ku mendohet se është fshehur shqiptari.

 

“Të dy burrat që u arrestuan janë ndaluar nga zyrtarët e emigracionit dhe do të deportohen në Shqipëri. Kërkimet tona për vendndodhjen e të dyshuarit të tretë janë në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës policie. Gjithashtu mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve në fermën e zbuluar janë gjetur edhe 20 bimë të llojit kanabis sativa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?