Fillon Samiti i NATO-s në Varshavë

Fillon sot në Varshavë samiti dyditor i NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë për çështjet globale të sigurisë nga Afganistani dhe lufta kundër ISIS-it deri te kriza në Ukrainë dhe raportet me Rusinë.

Të pranishëm në këtë samit do të jenë presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai francez, François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik në largim, David Cameron.

Në rendin e ditës do të jenë tre temat kyçe të sigurisë, mbështetja e vazhdueshme e forcave të armatosura afgane, lufta kundër ISIS-it dhe çështja e shtimit të trupave të Aleancës në kufirin lindor të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që NATO-ja t’u kushtojë rëndësi marrëdhënieve me Rusinë, të cilën disa vende anëtare e konsiderojnë si “kërcënim potencial shtesë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është samiti i fundit për presidentin Obama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?