Fjalimi i Biden, Kamala e Nancy shënojnë momentin historik
Zv/presidentja e SHBA, Kamala Harris dhe Kryetarja e Dhomës së Parë Nancy Pelosi do të hyjnë në histori si të parat gra që ishin së bashku përkrah presidentit gjatë fjalimit të Biden drejtuar kombit. Teksa Biden i’u drejtua një sesioni të përbashkët të Kongresit, pranë tij në podium ishin dhe dy demokratet nga Kalifornia.
Pelosi tashmë ishte e familjarizuar me momentin e prezantimit të presidentit amerikan para Kongresit. Ajo ka qenë në këtë rol edhe gjatë presidencës së George W. Bushit, Barack Obamës and Donald Trumpit.
Avokatët për të drejtat e grave thanë se mundësia për të parë zonjën Harris dhe zonjën Pelosi të ulura së bashku, pranë Presidentit Biden ishte një “moment i bukur”.
Por ato vunë në dukje se mbetet ende i parealizuar synimi për të zgjedhur një grua presidente si dhe miratimi i një amendamenti të Kushtetutës për të sanksionuar të drejta të barabarta mes gjinive.
Joe Biden dha ndihmesën e tij në këtë drejtim, që nga momenti kur u zotua të zgjidhte një grua si kandidate për zv/presidente dhe zgjodhi senatoren demokrate Harris për atë rol.