FOTO/ Aksident rrugor në Itali, plagosen rëndë 4 djem shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në darkë në rrugën Martano-Otranto në Itali. Dy makina u përplasën duke plagosur pesë persona. Katër  prej tyre janë djem shqiptarë 20-vjeçarë, ndërsa personi tjetër është një grua nga Martano.

Një manovër e rrezikshme dyshohet si shkaku i aksidentit.

Nga aksidenti dy prej të plagosurve janë më keq se të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja e plagosur është dërguar në spitalin ‘Card.Panico” në Tricase ndërsa katër djemtë në spitalin “Vito Fazzi’ në Lece./SYRI.NET

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?