Foto e parë e të dyshuarit për masakrën e Berlinit, iu gjet karta identitetit në sediljen e kamionit (Emri)

Ky është 21-vjeçari tunizian që konsiderohet si terroristi më i kërkuar në Europë pasi karta e tij e identitetit u gjet nën sedijen e kamionit të përdorur për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 48 të tjerëve në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Numri 1 i dyshuar është identifikuar nga media gjermane si Anis A. 21 vjeç, i lindur në Tataouine në vitin 1992, pasi karta e tij e identitetit u gjet poshtë sedijes së shoferit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia beson se ai është anëtar i organizatës kriminale islamike dhe mendohet të jetë i armatosur. I riu tunizian ka dissa pasaporta dhe identitete false, sipas policisë gjermane. Qyteza e tij në veri të Afrikës është bërë bastion i ISIS prej kohësh. Policia beson se ka gjetur gjurmë të gjakut të tij në makinë dhe se është plagosur keq. Pavarësisht hetimeve ndërkombëtare që po bëhen, foto e parë e agresorit të dyshuar në Gjermani i ka sytë e mbuluara për shkak të ligjeve strikte të privatësisë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

(e.f/ BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?