FOTO/ Masakra me 5 viktima në redaksi, si u hap sot gazeta e njohur në SHBA
Të paktën 5 persona janë vrarë dhe njëzet të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në masë në selinë e gazetës lokale Capital Gazette në Annapolis, SHBA ditën e djeshme.
Një praktikant me gazetën lokale, shkroi në Twitter se kishte pasur të shtëna me armë duke kërkuar ndihmë.
Policia konfirmoi 5 të vdekur dhe 20 të plagosur. Autori i sulmit është arrestuar.
Në numrin e radhës ditën e sotme të kësaj gazete të hedhur në treg, faqja e parë u hap me lajmin e trishtë, ndërsa më pas faqja e editoriale ishte lënë me qëllim bosh, në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e një dite më parë.

KOHA JONË SONDAZH

