FOTO/ Restoranti më i vogël në botë, por një vakt kushton “sa qimet e kokës”

”Solo Per Due” nuk është një restorant i zakonshëm, dhe jo vetëm për shkak të madhësisë së tij. Ndodhet në Itali dhe është një vend ekstravagant ku një vakt ekskluziv për dy persona kushton mbi 500 dollarë. Shampanja, verërat më të mira dhe dekorimet me lule kushtojnë ekstra, dhe darkuesit kanë pamje nga një vilë e lashtë romake.

Vizitorët nuk mund të hyjnë për të parë brenda para se të bëjnë një rezervim. Një vakt nuk mund të anulohet në minutën e fundit. Mysafirëve u kërkohet të mbërrijnë në një kohë të caktuar të rënë dakord nga pronarët, të cilët përgatisin dhe shërbejnë ushqimin.

Koha e mbërritjes është kyçe. Vizitorët duhet të telefonojnë kur janë në rrugë 30 minuta para mbërritjes dhe të mos arrijnë kurrë shumë herët, përndryshe ata do ta gjejnë derën të mbyllur dhe askush nuk do ju presë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Solo Per Due” është i rrethuar nga një kopsht ekzotik me lloje të ndryshme palmash nga e gjithë bota, me pamje nga një vend arkeologjik. Rezidenca ndodhet në një pronë që ka rrënojat e një vile të lashtë romake në terren, të cilën mysafirët mund ta vizitojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?