FOTO/ San Andreas si Anadolli, shkencëtarët amerikanë studiojnë tërmetet në Turqi

Tërmetet shkatërrimtare që goditën Turqinë më 6 shkurt, po studiohen nga shkencëtarë amerikanë, kjo me shpresën se do të mësojnë më tepër rreth një zonë tepër të ngjashme me Anadollin, çarjen San Andreas në Kaliforni. “Nuk ka dyshime që do të mësojmë shumë nga tërmetet në Turqi”, thotë për “NYT” Ross Stein, sizmolog që ka punuar me Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Në historinë moderne të Kalifornisë janë regjistruar vetëm dy tërmete po aq të fortë sa ai në Turqi, një me magnitudë 7,9 në San Francisko në vitin 1906 dhe një tjetër në Fort Tejon në vitin 1857. Të dy tërmetet ranë në çarjen San Andreas, një vijë mbi 1000 kilometra e gjatë që përshkon Kaliforninë nga veriu në jug.

Mundësia që zona e Los Anxhelosit të goditet nga një tërmet me magnitudë 7,5 në 30 vitet e ardhshme është 30%, ndërsa për San Franciskon zbret në 20%.

Çarja e Anadollit lindor është tepër e ngjashme në strukturë me atë të San Andreas dhe me atë të Anadollit verior, që kalon poshtë Stambollit.

San Andreas është gati dyfish më e gjatë se çarja e Anadollit lindor, frika për pasoja më të rënda në rast tërmeti në Kaliforni është më e madhe.

SHKARKO APP