Franca i jep autonominë Korsikës, Macron mesazh banorëve në ishull

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një formë të kufizuar autonomie për Korsikën gjatë një vizitë në ishullin e Mesdheut. Territori ka qenë pjesë e Francës që nga shekulli i 18-të, por në dekadat e fundit nuk kanë munguar fushatat e dhunshme për pavarësi.

Macron dha pak detaje, por foli për ndryshimin e kushtetutës për të pasqyruar identitetin korsikan.

“Le të kemi guximin për të ndërtuar autonomi për Korsikën, brenda Republikës. Kjo autonomi duhet të jetë mjeti për të ndërtuar të ardhmen së bashku, pa shkëputje nga shteti. Nuk do të jetë autonomi kundër shtetit, as autonomi pa shtetin. Por autonomi për Korsikën, brenda Republikës”, tha Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?