FRANCË – Valls: Terrorizmi do të vazhdojë të godasë, por Evropa do ta mundë
Evropa do të vazhdojë të goditet nga terrorizmi islamik, por ajo do ta mundë, konfirmoi kryeministri francez, Manuel Valls në një artikull të publikuar sot nga disa gazeta evropiane, një vit pas atentateve të 13 nëntorit në Paris.
“Një vit pas 13 nëntorit, vlerësoj pikëpyetjet që kalojnë shoqëritë tona. Ato janë të shqetësuara. Po terrorizmi do të vazhdojë të na godasë. Por, po, ne kemi të gjitha burimet për t’i rezistuar dhe të gjithë forcën për ta mundur. Ne, evropianë do ta mundim terrorizmin islamik”, shkruan ai në këtë artikull publikuar nga të përditshmet “El Pais”, “La Republicca”, “The Guardian”, “Le Soir”, “La Tribune de Geneve” dhe “Die Welt”.
Këto muajt e fundit, kryeministri ka përsëritur disa herë se Franca do të ishte shënjestër e atentateve të tjera. Që prej janarit 2015, vendi, që merr pjesë në koalicionin ushtarak ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, është goditur nga sulme të shumta xhihadiste.
Duke parë që kërcënimi është atje, i rëndë, i përhershëm dhe duke gjykuar se ai i përket degëve të ndryshme, të gjitha vendeve evropiane, Valls iu kërkoi të merrnin në duar sigurinë e tyre.
“Kjo është e gjitha pse SHBA-ja përfshihet gjithmonë e më pak në çështjet e botës. Evropa nuk mundet më të justifikojë apo të fshihet pas aleatit amerikan”, nënvizoi ai, ndërkohë që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump bëri fushatë për një tërheqje nga çështjet ndërkombëtare dhe mosangazhimin gjeopolitik të SHBA-së.
Kryeministri përsëriti mbështetjen për propozimin e Brukselit për të krijuar një “Esta” evropiane, emri i dokumentit të tranzitit kërkuar për çdo hyrje në SHBA.
Një ditë para përkujtimeve zyrtare të atentateve xhihadiste të 13 nëntorit 2015, Manuel Valls iu drejtua gjithashtu familjeve të viktimave.
“Nuk kalon asnjë ditë pa menduar për 130 viktimat e 13 nëntorit, për qindra të plagosur, për të gjitha viktimat e terrorizmit, familjet e tyre. (…) Nesër, Franca, e bashkuar në ceremoninë përkujtimore, do t’i kujtojë”, shkruan ai./ATSH
KOHA JONË SONDAZH

