Funerali i Princit Filip/ Ceremonia mortore me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve, pa publik

Kanë vazhduar edhe në fundjavë homazhet për Princin Filip të Mbretërisë së Bashkuar. Pallati mbretëror do qëndrojë në zi për dy javë, ndërkohë që të shtunën do organizohet funerali i 99-vjeçarit, vetëm për pjesëtarët e familjes.

Mbretëria e Bashkuar vijon të mbajë zi për ndarjen nga jeta të Princit Filip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

Periudha e zisë dhe flamurët do të mbeten në gjysmështizë deri më 17 prill, kur trupi i tij do të prehet në kapelën e rezidencës mbretërore.

Një minutë heshtje do të shënojë fillimin e funeralit në orën 15 të së shtunës.

Ceremoninë mortore do e ndjekin vetëm familja e ngushtë e 99-vjeçarit, fëmijët dhe nipërit e tij.

Princi Herri pritet të udhëtojë nga SHBA-ja, pa bashkëshorte e tij shtatzënë.

Në rrethanat e pandemisë, publiku është apeluar ta ndajë hidhërimin nga shtëpia.

Edhe kryeministri Boris Xhonson ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në funeral.

Një ditë më parë, Princi Çarls, i biri i monarkut të ndjerë, tha se e ndjente mungesën e babait.

“Ishte figurë shumë e dashur dhe e vlerësuar, dhe mendoj se do të prekej thellë nga numri i personave këtu dhe nëpër botën e Komonuelthit që ndajnë me ne humbjen e tij dhe hidhërimin. Babai im ishte person shumë i veçantë.”

Princi Filip u nda nga jeta paraditen e së premtes, duke lënë pas katër fëmijë me mbretëreshën Elizabeta e Dytë, ndërsa më 10 qershor do të festonte ditëlindjen e 100.

SHKARKO APP