Futbollisti legjendar kundër Vuçiçit: Ne nuk kemi një shtet të quajtur Serbi

Savo Milosheviç, futbollisti legjendar serb dhe ish-trajneri i Partizanit të Beogradit ka shpërthyer në kritika ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe politikën e SNS-së.

“Jam 52 vjeç dhe nuk mund të jem më politikisht korrekt, as nuk më intereson nëse fjalët e mia do të lëndojnë dikë. Nëse kam vendosur tashmë të flas, atëherë le të jetë kështu. Le ta themi troç: ‘Ne nuk kemi një shtet të quajtur Serbi’. Edhe sot, dua tu them të gjithë qytetarëve të Serbisë, nuk kemi asgjë. Ne nuk i dimë prioritetet kombëtare, rrugën, kush janë elitat tona politike. Unë i njoh të gjithë, ata mendojnë vetëm për veten e tyre, jo për popullin. Është mirë që njerëzit të zgjohen, të jenë rebelë, pas të gjitha viteve të letargjisë dimërore”, tha Milosheviç.

Ai nuk u ndal me kaq, pasi akuzoi Vuçiçin se pas 13 viteve në pushtet u ka mpirë trurin serbëve, por theksoi se ka të rinj që duhet ta çojnë përpara revolucionin e nisur me protestat pas tragjedisë në Novi Sad. Historia e konfliktit mes tij dhe Vuçiç daton që nga viti 2004, kur Milosheviç ishte ende një lojtar aktiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?