FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gabimi i Trump-it që Melania nuk ja fal

Daljen e të shoqes nga spitali, Donald Trump e përshëndeti me një mesazh në “Twitter”, por syrit të mediave nuk i shpëtoi fakti që e kishte shkruar gabim emrin e saj.

”Është gëzim i madh që e kemi sërish zonjën tonë të parë të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë. Melanie ndihet dhe është shumë mirë”, ishte komenti i tij fillestar, të cilin e ndërroi më pas me shpejtësi, duke e shkruar emrin këtë herë saktë, “Melania”.

Bashkëshortja e presidentit iu nënshtrua disa ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshka për shkak të një problemi shëndetësor. Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, sqaroi përmes një deklarate se Melania “po pushon dhe është në gjendje shumë të mirë shpirtërore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?