Genocidi, Turqia: Gjermania bëri gabim historik me ne

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim tha se miratimi i rezolutës nga parlamenti gjerman, e cila shpall si genocid masakrën ndaj armenëve nga forcat osmane në vitin 1915 është një “gabim historik”.

Rezoluta gjermane thotë se fati i armenëve ilustron historinë e shfarosjeve masive, spastrimit etnik, deportimet dhe genocidin, që shenjoi shekullin e 20 në një mënyrë kaq të tmerrshme.

Rezoluta gjithashtu pranon se Perandoria gjermane, në atë kohë aleate e turqve nuk bëri asgjë për të ndaluar vrasjet. Turqia hodhi poshtë idenë se vrasjet e armenëve të krishterë gjatë Luftës së Parë Botërore ishin genocid.
“Rezoluta mbi incidentin e 1915 që u miratua nga parlamenti gjerman nën presionin e lobimit armen, është një gabim historik i bërë nga një vend mik aleat”, tha Jildirim, gjatë një konference për shtyp përpara nisjes për në Azerbajxhan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në Gjermani të enjten, 2 qershor 2016, në shenjë proteste kundër rezolutës së parlamentit që erdhi në një kohë kur Evropa është duke kërkuar ndihmën e Ankarasë në krizën e emigrantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kombi turk nuk do të pranojë pretendimet për genocid. Kjo rezolutë është e pavlefshëm për ne. Ne do të diskutojmë se si kjo rezolutë do të formësojnë marrëdhëniet tona me Gjermaninë, në mënyrë të detajuar, në ditët e ardhshme”, tha Yildirim.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të bëjë Turqia në shenjë hakmarrje, Yildirim tha: “çfarëdo që është e nevojshme”, duke shtuar se marrëdhëniet mes vendeve janë dëmtuar.

Nga ana tjetër rezoluta është përshendetur nga Armenia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?