George Soros Njeriu i vitit për Financial Times

George Soros është njeriu i vitit për Financial Times. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja ekonomike britanike.

Zgjedhja e njeriut të vitit, shpjegon Ft, zakonisht bëhet vetëm në bazë të objektivave të arritura.

Në rastin e Soros, kemi zgjedhur edhe për vlerat që ai përfaqëson’ .

Swiss Digital Desktop Reklama

Në moshën 88-vjeçare miliarderi me origjinë hungareze përshkruhet si ‘flamurtari i demokracisë liberale dhe i një shoqërie të hapur’. Një burrë që e ka përdorur filantropinë e tij ‘për të luftuar autoritarizmin, racizmin dhe intolerancën’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fokus shpesh herë nga qeveria e Viktor Orban dhe në qendër të teorive komplotistë në të dyja anët e Atlantikut, që e akuzojnë se ka mbështetur migracionin e paligjshëm nëpërmjet aksioneve të tij humanitare, Soros, një donator i madh për demokratët amerikan, është në listën e zezë edhe nga presidenti Donald Trump, që e akuzon atë për financimin e protestave kundër konfirmimit të Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?