Gjashtë fëmijë vdesin nga një virus në një spital në SHBA

Gjashtë fëmijë me patologji të rënda janë shtruar në një spital në SHBA dhe kanë vdekur nga një infeksion nga adenovirus.

Edhe dhjetëra të tjerë janë infektuar, sipas asaj që raporton Bbc. Autoritetet e shtetit kanë konfirmuar që në total janë rreth 18 raste me adenovirus mes pacientëve pediatrik të Qendrës për kurim dhe rehabilitim të Wanaque, në New Jersey.

Normalisht adenovirus shkakton simptoma jo të rënda, por fëmijët që janë goditur nga ky virus ‘kanë qenë të brishtë nga pikëpamja mjekësore dhe më një sistem imunitar delikat’, thanë burimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet shtetërore kanë hapur një hetim për rastin, ndërsa shtrimet e pacientëve të rinj janë pezulluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?