Gjenden në një frigorifer, 40 tigra të ngordhur 

Kufomat e 40 tigrave të vegjlit janë gjetur në një frigorifer famëkeq, në Tajlandë. Pasi autoritetet e kafshëve të egra u përkulën ndaj presionit ndërkombëtar mbi trafikimin e dyshuar dhe abuzimit. Tempulli budist në provincën Kanchanaburi, në perëndim të Bangkok, ishte bërë një destinacion turistik, ku vizitorët mund të shinin nga afër tigrat dhe të bënin foto me ta.

Lajmin e ka bërë të ditur media Britanike, “The Express”, e cila në artikullin dedikuar këtij skandali ka shtuar se: Tempulli ka qenë i hetuar për lidhje të dyshuara me trafikimin e kafshë të egra dhe të abuzimeve. Një bastisje që filloi të hënën është lëvizja më e fundit e një tërheqje e luftës që nga viti 2001 për të sjellë tigrat nën kontrollin e shtetit. Pjesë të trupave të tigrave janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze.

Sipas shkrimit, 40 tigrat e gjetur në frigorifer ishin të ngordhur, kjo e konfirmuar edhe nga Adisorn Nuchdamrong, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Parqeve Kombëtare. Zyrtarët me maska mbrojtëse shfaqur trupat e të vegjëlve për interesim e madh nga ana e medieve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e kaluar Tempulli në faqen e tyre në Facebook, u shprehën se norma e vdekjeve e të vegjëlve ishte “relativisht e ulët”. Zyrtarët kanë lëvizur 52 tigra që jetojnë nga tempulli që nga e hëna, tha Adisorn, duke lënë 85 tigra ende atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej artikulli theskon se: ”Tajlanda ka qenë prej kohësh një qendër për trafikimin e paligjshëm të kafshë të egra dhe të produkteve pyjore, duke përfshirë fildishtët. zogj ekzotik, gjitarët dhe zvarranikët, disa prej tyre specie të rrezikuar, shpesh mund të gjenden në tregje për shitje”.

Burimi: The Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?