Gjermanët duam referendum; Merkel “arrogante” hesht

Kancelarja Anglea Merkel po përballet me një skenar makthi, pasi një deputete gjermane tha se Berlini ka nevojë për të mbajtur një referendum ndaj BE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta britanike, “Daily Express”, ku në një shkrim nënvizon se Sahra Wagenknecht, ka bërë thirrje që Gjermania të shkëpus lidhjet me Brukselin. Zëvendës nënkryetar e partisë “Die Linke”, palë e tretë kryesore në parlamentin e Bundestagut-së, u shpreh se Merkel është “arrogante” dhe që ajo nuk beson në vendimin e popullit.

Aktualisht, kushtetuta e Gjermanisë nuk lejon referendumet kombëtare por lejohen me përjashtim të përjashtimeve të veçanta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej deputetja ka shtuar se: “Merkel me mendjemadhësi beson se njerëzit nuk janë të aftë për të formuar mendimin e tyre. Nëse do të zhvlerësojë të gjitha zgjedhjet në Europë, qeveria më parë kishte thënë për të bërë të kundërtën, të asaj që ata janë duke bërë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas gazetës, politikania e majtë ka bërë fushatë për referendumet për kontratat individuale të BE-së. Kancelarja gjermane është në një presion në rritje që ka vendi për të mbajtur një referendum. Nuk është hera e parë që dikush nga partia e majtë bën thirrje për votim. Një zëdhënës i partisë e ka quajtur Brukselin një “përbindësh të burokracisë”, para se të shtonte se: “Vitin e ardhshëm AFD do të hyjë në parlamentin gjerman dhe Dexit do të jetë në agjendën tonë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?