FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermani, arrestohet tuniziani 40-vjeçar, dyshohet si bashkëpunëtor i Amri

Një 40-vjeçar nga Tunizia është arrestuar në Berlin, i dyshuar si bashkëpunëtor i autorit të sulmit terrorist disa ditë më parë një treg krishtlindjesh në qytetin gjerman, bën me dije kryeprokurori i vendit.

Numri i të arrestuarit u gjet në telefonin e Anis Amri, i cili vrau 12 vetë dhe plagosi 50 të tjerë duke u futur me një kamion të tonazhit të madh mes turmës së njerëzve.

Polica ka ushtruar kontrolle të imtësishme në shtëpinë dhe vendin ku punonte 40-vjeçari tunizian, në Tempelhof, Berlin. Amri, 24 vjeç u qëllua për vdekje nga policia të premten e shkuar në Milano të Italisë, 4 ditë pas sulmit, pasi hapi zjarr dhe plagosi një oficer policie gjatë një kontrolli rutinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?