Gjermania heziton të ndihmojë SHBA-në: Kemi qasje tjetër ndaj Iranit

Qeveria gjermane ka hezituar që t’i bashkohet misionit mbikëqyrës detar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit, mirëpo do të konsiderojë mundësinë e pjesëmarrjes në ndonjë mision evropian.

Zëdhënësja qeveritare, Ulrike Demmer tha se Gjermania është hezituese ndaj propozimit amerikan pasi ka qasje tjetër nga SHBA për Iranin.

“Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë rrugën e diplomacisë, të bisedojmë me Iranin. Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar së fundmi konceptin e tyre për mision mbikëqyrës në Gjirin Persik bashkë me disa aleatë, duke përfshirë Gjermaninë. Qeveria gjermane është hezituese ndaj propozimit konkret amerikan dhe deri më tani nuk ka kontribuuar, pasi qasja jonë ndaj Iranit është dukshëm ndryshe prej asaj politikës amerikane”, ka thënë Dumner.

Kjo deklaratë është përgjigje ndaj propozimit të Uashingtonit të bërë një ditë më parë, ku Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar zyrtarisht Gjermanisë, që të bashkohet me Francën dhe Britaninë në një mision, për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, dhe për të luftuar agresionin iranian.

Nga ana tjetër edhe Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë më 31 korrik se Gjermania nuk do të marrë pjesë në nismën amerikane.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë në mision detar të prezantuar dhe planifikuar nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Maas gjatë një vizite në Poloni.

SHKARKO APP