Gjobë miliona euro, për myslimanen që mbajnë perçe
Një ligj i diskutueshëm ndalon që femrat myslimane, të mbulohen me perce dhe ky ligj po hasen me përplasje të dhunshme.
Sipas medias “The Indepedent”, e cila duke ju referuar ligjit në shtetin Zviceran, bën me dije se: “Rregulli, i cili hyri në fuqi, u votua me referendum dhe po përballet me protesta”. Nora Illi dhe Rachid Nekkaz, pjesë e fushatave për të drejtat e myslimanëve, u ndaluan nga polica dhe u gjobitën. Gjobat shkojnë deri në 4 mijë euro.
Në vitin 2011, Nekkaz ngriti një fond prej disa miliona eurosh, kjo për të ndihmuar gratë në të gjithë botën, të cilat zgjidhnin të veshin perçe, në ato vende ku ajo nuk është e lejuar. Protesta është ndaj zyrtarëve të qeverisë vendore dhe siç raporton gazeta, deri më tani ka mbledhur nënshkrime që bëjnë thirrje për një mos ndalim mbarëkombëtar të perçes.
Ligji, i cili filloi si iniciativë, ka marrë 65 përqind të votave në Ticino të Zvicrës, në vitin 2013. Pjesa më e madhe e popullsisë në Ticino janë katolikë. Ligji u miratua nga qeveria lokale në nëntor, pasi parlamenti i vendit vendosi të nuk e kundërshtonte ligjin federal zviceran.
Georgio Ghiringhelli, i cili hartoi propozimin tha se vendimi do të dërgojë një mesazh për “fundamentalistët islamikë” që ai pretendon se kanë qenë në vend.
“Ata që duan të integrohen janë të mirëpritur, pavarësisht nga feja e tyre, por ata që refuzim vlerat tona dhe synojnë për të ndërtuar një shoqëri paralele në bazë të ligjeve fetare, dhe duan për të vënë atë mbi shoqërinë tonë, nuk janë të mirëpritur,” tha ai.
Burimi: The Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

