Gjuha shqipe stampohet në uniformat e Policisë së Maqedonisë së Veriut
Bota E Martë, 15 Mars 2022 20:33
Gjuha shqipe do të jetë e stampuar tashmë në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut. Lajmi është dhënë nga zv/kryeministri shqiptar, Artan Grubi. “Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”.