Gjukanoviç: Në Ballkan ende ekzistojnë vatra konflikti

Politika e dyerve të hapura për pranimine e anëtarëve të rinj duhet të mbetet thelbi i NATO-s dhe si një nga mënyrat më të mira dhe më efikase për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit, deklaroi dje në Varshavë kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç.

”Kjo sepse në këtë rajon ende ekzistojnë vatra të konflikteve të mundshme”, theksoi Gjukanoviç.

“NATO realisht nuk mund ta garantojë sigurinë e vet, nëse kujdeset vetëm për qytetarët dhe territoret e veta, por duhet të shkojë edhe drejt përballjes me sfidat jashtë kufijve të saj dhe të bashkëpunojë me OKB-në, BE-në dhe faktorët e tjerë rajonalë të komunitetit ndërkombëtar”, deklaroi Gjukanoviç, i cili është i pranishëm në samitin e NATO-s në kryeqytetin polak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mali i Zi merr pjesë në këtë samit në cilësinë e shtetit që ka siguruar ftesën për anëtarësim në Aleancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Podgorica e mori ftesën për anëtarësim në NATO dhjetorin e kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?