Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s

Me arsyetimin se një lëvizje e tillë përbën rastin “klasik të një vendimmarrjeje arbitrare”, një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të mbylljen e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës.
Gjykatësi James Paul Oetken nuk e lejoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, që të shkarkojë më shumë se 1200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë stafi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi reduktimin e financimit të këtij organizmi.
Oetken ka lëshuar një urdhër të përkohshëm kufizues i cili ia ndalon kësaj agjencie “çdo përpjekje të mëtejshme për të ndërprerë punën e reduktuar stafin, dhe për të dërguar punonjësit apo kontraktorët në pushime me ose edhe pa pagesë”.
Urdhri ia ndalon po kështu USAGM-në që të ndërpresë financimin e granteve për media të tjera duke përfshirë këtu dhe Radion Europa e Lirë.
“Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, si dhe një kritikë e ashpër” ndaj administratës Trump për “shpërfilljen e plotë të parimeve që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati i VOA-s, Andreë G. Celli Jr.