FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata vendos pro gruas, heq aparaturat që e mbajnë të shoqin në jetë

Gruaja e policit që ndodhet në gjendje vegjetative pas aksidentit të tmerrshëm automobilistik, shprehet e “çliruar” që gjykata vendosi në favor të saj, për të hequr aparaturat që e mbajnë të shoqin në jetë.

Lindsey Briggs u shpreh se do të jetë “gjithnjë mirënjohëse” ndaj gjykatës, që vendosi se 43-vjeçari Paul Briggs, nuk duhet të mbahet me në jetë me aparatura dhe duhet të lihet të vdesë në paqe.

Briggs, ish-veteran lufte, ndodhet në spital qëkur u aksidentua me makinë nga 26-vjeçarja Chelsea Rowe, teksa udhëtonte me motorin e tij në Korrik të vitit të shkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pësoi fraktura në shtyllë kurizore dhe gjakderdhje në tru.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë të publikuar nga mediat britanike, bashkëshortja e tij, tha; Këto Krishtlindje do të jenë tepër të vështira pa Paul. Megjithatë jemi të qetë, pasi shumë shpejt ai do të jetë në duart e ekspertëve të kujdesit paliativ, që do ta ndihmojnë që të gjejë më në fund paqe dhe të çlirohet nga dhimbja dhe vuajtjet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?