Gjyshja 67-vjeçare greke lind nipin, futet në librin Gines
Nuk është rasti i parë ku nënat pranojnë të sakrifikohen për vajzat e tyre, në mënyrë që edhe ato të kenë edhe mundësi të bëhen nëna. Kështu ka ndodhur në Greqi, ku gjyshja ka sjellë në jetë nipin e saj.
Në bazë të të dhënave, ajo është nëna më e vjetër zëvendësuese e cila është gjithashtu dhe gjyshe për fëmijën e lindur. Ajo u ofrua për t’u bërë nënë zëvendësuese pasi vajza e saj nuk ishte në gjendje të bëhej nënë.
“Kjo është një gjyshe heroike”, tha drejtori i spitalit, Constantinos Pantos. Ontou e lindi fëmijën para kohe në muajin e shtatë të shtatëzanisë, me pak komplikime. Mësohet se lindja është bërë me anë të prerjes cezariane dhe foshnja lindi 1.2 kilogram.
“Unë ndjehem më shumë si një gjyshe se sa një nënë”,- tha zonja Ontou, duke shtuar se ajo kurrë nuk hezitoi për të ndihmuar vajzën e saj.
“Ishte një vendim i lehtë për mua. Vajza ime ishte zemërthyer, pasi nuk ishte në gjendje të mbante fëmijën vetë”,- u shpreh ajo.
Pas shtatë përpjekjeve të dështuara të shtatzënisë dhe heqjes së mitrës së saj, mjekët arritën të mbledhnin me sukses vezë të Konstantinës me spermën e burrit të saj dhe më pas të krijonin fetusin tek 67-vjecarja.
Ndërsa në Librin Gines të Rekordeve është 66-vjeçarja Maria del Carmen Bousada Lara nga Spanja si nëna më e vjetër, sipas Dr Pantos tashmë është kjo gjyshe greke.
Dr Pantos pranon se fillimisht ka pasur rezerva në lidhje me shtatzëninë por ai thotë se vendosi të shkojë përpara pas miratimit nga një gjykatë në Larisa. “Për ne, ky rast ishte një sfidë e madhe shkencore. Historitë e suksesit janë unike”, tha Dr Pantos.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

