Goditja e 1, BE-ja i kërkon Britanisë të paguajë buxhetin e Brukselit
Britania do të paguajë 12 miliardë dollarë në arkën e Brukselit deri në vitin e ardhshëm, edhe pse publiku ka votuar për të lënë Bashkimin Europian (BE). Lajmin e ka bërë të ditur media britanike, “Daily Express”, e cila ka shkruar se: “Ligji i MB-së për anëtarësim në klubin Euro e detyrojnë drejt financimit të Brukselit”.
Më tej gazeta ka nënvizuar se: “Shifra është zbuluar në një projekt-buxhet të ri të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe barazohet me një vënie në skenë prej 230 milion dollarë në javë. Shifra përfaqëson një rënie të lehtë në krahasim me kontributin e këtij vit, i cili qëndron në 13 bilion dollarë. Miliarda euro të Britanisë për kontributet kërceu deri në dyfish në vitin 2014, kur Brukseli kërkoi një injeksion 34 bilion dollarë nga Britania e Madhe pasi e kuptuan se ishte përballur me një mungesë prej 259 bilion dollar deri në fund të dekadës”.
Vrima tronditëse e zezë në financim është e ndarë mes shteteve anëtare për të balancuar deri në vitin 2020. Sipas kësaj strukture, gazeta vijon duke cituar se Brukseli këtë vit ka shkurtuar buxhetin e përgjithshëm për projektin mes kritikave në rritje të institucioneve të saj dhe mbeturinave kronike. Buxheti, i cili do ti duhet të ratifikohet nga shtetet anëtare dhe Parlamentit Europian, do të ngrejë pikëpyetje mbi se sa kohë Britania do të duhet të vazhdojnë të paguajnë në BE.
Një zëdhënës për Komisionin, tha se:”Mbretëria e Bashkuar mbetet një anëtare e BE me të gjitha të drejtat dhe obligimet. Si rrjedhojë, rezultat referendumi në Mbretërinë e Bashkuar ka ndikim në projektligjin e 2017, të buxhetit të BE-së”.
Raporti i publikuar nga gazeta, ka nxjerrë në pah që taksapaguesit britanikë do të vazhdojë të financojë projektin për të paktën dy vitet e ardhshme edhe pse zyrtarët kanë pranuar privatisht se “askush nuk e di” se sa kohë do të marrë për të veçuar Mbretërinë e Bashkuar nga Brukseli.
Është neni 50 ai i cili i ka lidhur duart Britanisë. Sa më shpejt që ky proces të fillojë, Britania në vetëm dy vjet i duhet për të negociuar daljen e saj nga Bashkimi Europian. Në qoftë se afati kalon pa një marrëveshje, Britania e Madhe thjesht do të pushojë të jetë një anëtare e BE brenda natës.
Burimi: Daily Express/Përshtati:Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

