Greqi, Kriza e borxhit: Athina kërkon marrëveshje të re në minutën e fundit
Qeveria greke thuhet se po planifikon të kërkojë një marrëveshje të re ndihmë dy vjeçare nga zona euro. Është fjala vetëm disa orë përpara një afati për të shlyer € 1.6 miliard në Fondin Monetar Ndërkombëtar Bankat greke janë mbyllur këtë javë pas bisedimeve midis Greqisë dhe kreditorëve të saj. Megjithatë, deri në 1,000 degë të bankave do të rihapen nga e mërkura për të lejuar pensionistët për të tërhequr deri në 120 €, shumë prej të cilëve nuk përdorin kartë banke. Një zëdhënës i Komisionit Evropian, tha se presidenti i komisionit, Jean-Claude Juncker, u thirr nga kryeministri grek Aleksis Tsipras të hënën në mbrëmje. Komisioni Evropian thotë se marrëveshja e ofruar nga Juncker të hënën ishte identike me atë të bërë të premten. Megjithatë, raportet në Greqi thonë se oferta e re është e ndryshme nga ajo e së premtes, dhe përfshin një ndryshim në drejtim të pensionistëve të varfër grekë.
Përktheu: Matea Cane/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

