Greqia në qendër të samitit të Eurozonës: Parashikohen negociata të vështira

 

Kujtim VANI

Vendet antare të eurozonës janë në pritje të propozimeve greke për një program të ri të ndihmës për Greqinë. Në orën 14:00 do të mblidhet në Bruksel Eurogrupi nga ku në orën 19:00 do të mbahet një samit i jashtëzakonshëm i vendeve të eurozonës. Kryeministri grek Aleksis Cipras ka udhëtuar në kryeqytetin belg për të marrë pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të thirrur pas referendumit të mbajtur në Greqi në lidhje me masat dhe programin grek të krizës. Sipas propozimeve greke ministrat e financave të zonës euro do të vendosin nëse do të japin mandatin institucioneve të BE-së për të filluar negociatat për një program të ri të ndihmës përmes Mekanizmit të Stabilitetit Europian (ESM). « Eurogroup pret që pala greke të paraqesë propozime të qarta për reformat sipas traktatit të ESM, duke marrë parasysh situatën e re ekonomike në vend," than burime të eurozonës. Në vazhdim, në samitin e eurozonës, Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi dhe presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem  do të diskutojnë veprimet e mundshme të ardhshme pas referendumit. "Pas referendumit në Greqi, unë mendoj se ne duhet të takohemi urgjentisht në nivelin më të lartë politik për të diskutuar situatën dhe zgjidhjet e mundshme," tha presidenti i BE-së, Donald Tusk në një letër drejtuar udhëheqësve të zonës euro. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Franco Hollande, në një intervistë të dhënë së bashku nga Parisi, kanë lënë derën hapur për negociata, duke i bërë thirrje qeverisë greke për të paraqitur sa më shpejt propozime konkrete dhe serioze, për të arritur një Marrëveshje. Nga ana e tij, resdenti i Eurogrupit dhe Ministër i Financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem, në një letër drejtuar parlamentit holandez, vë në dukje se programi i ri i financimit për Greqinë duhet të përfshijë kushte të rrepta të ngjashme me ato që përmbante marrëveshja e mëparshme, edhe pse Greqia ka hedhur poshtë këto kushte në referendumin e të djelës. Në linja të njëjta ishte dhe deklarata e shefit të grupit të punuës të eurozonës (GPZ), Tomas Vizer, duke folur në rrjetin amerikan CNBC. Vizer ka argumentuar se situata në Greqi është përkeqësuar dhe se pala greke duhet të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur, duke vënë në dukje se negociatat do të jetë shumë të vështira. Më parë Zv/Komisioneri Vlantis Dobrovski kishte deklaruar nga Brukseli se "Jo" në referendum e bën edhe më të komplikuar për të gjetur një zgjidhje për Greqinë. Ai theksoi se Komisioni është i gatshëm të punojë me Greqinë, por ai nuk mund të rishikojë një program të ri, ai pret të marrë mandatin nga Eurogrupi. Mësohet se këtë mëngjes Presidenti i Komisionit Europian Jean – Claude Juncker pritet të flasë në lidhje me situatën në Greqi, përpara seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?