Greqia, pro ose kundër Europës

 

Lajmi për zhvillimin e referendumit ka shkaktuar shok në Greqi. Me këtë hap nuk kishte llogaritur njeri, radhët përpara bankomatëve të bankave në Greqi janë shtuar, shenjat flasin për përkeqësim të rrjedhjes së kapitalit. Sipas studiuesit gjerman të ekonomisë, Clemens Fuest do të ketë rritje dramatike të tërheqjes së parave nga ana e klientëve. "Vetëm përmes kontrollit të lëvizjes së kapitalit nga e hëna, mund t'i garantohet Greqisë deri më 5 korrik mbajtja e një referendumi për programin e shpëtimit". Ndërkohë të gjitha partitë opozitare kanë kundërshtuar në bllok vendimin e qeverisë për referendum. Kryetari i Demokracisë së re, Antonis Samaras, deklaroi se referendumi nuk duhet të bëhet pro ose kundër marrëveshjes, por pro ose kundër perspektivës europiane të Greqisë. “Zoti Cipras e solli vendin në një qorrsokak absolut, ndërmjet një marrëveshjeje të papranueshme dhe daljes nga Europa”. Sipas zotit Samaras, “marrrëveshja e papranueshme e institucioneve pak ndryshim ka nga ajo që vetë Cipras propozoi para pak ditësh” dhe nënvizon se “Cipras po e çon vendin në referendum me pyetjen Po ose Jo Europës, që do të thotë “përplasje me gjithë partnerët dhe dalje nga euro”. Partia LUMI e fton popullin që të luftojë për të mbetur Greqia në këmbë dhe brenda në Europë. Kreu i kësaj partie, Stavros Theodhoraqis, e akuzoi kryeministrin dhe partnerin e tij qeveritar se dështuan dhe vendosën të udhëheqin lobin e dhrahmisë. “Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos vendosën. Të udhëheqin lobin e dhrahmisë. Ta nxjerrin vendin nga Bashkimi Europian. Të hedhin atdheun në greminë… Ta dinë se grekët nuk do të dorëzojnë jetët e tyre dhe të ardhmen e fëmijve në duart e aventurierëve… Do të luftojmë të gjithë bashkë për një Greqi të fortë, në këmbë në zemër të Europës”. PASOK, përmes kryetares së tij Fofi Gennimata, thekson se dilema e referendumit duhet të jetë Po ose Jo Europës. “Pyetja e vërtetë që shtrohet në mënyrë shantazhuese është “po apo jo” Europës dhe perspektivës europiane të vendit”, nënvizoi zonja Gennimata dhe shprehu besimin për verdiktin e popullit grek dhe gjykimin e tij. “Shumica dërrmuese e grekëve dëshiron dhe kërkon që Greqia të ketë pjesëmarrje të barabartë në zhvillimet europiane dhe në zonën e euros”, theksoi kryetarja e PASOK-ut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?