Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen e 117-të

Kane Tanaka është personi më i vjetër në botë, duke festuar datëlindjen e 117-të në një shtëpi pleqsh në Fukuoka, në jug të Japonisë.

Tanaka, datëlindja e së cilës ishte më 2 janar, mori një pjesë të tortës së shijshme të datëlindjes dhe komentoi me një buzëqeshje: “Është e shijshme, dua më shumë”.

Tanaka u emërua personi më i vjetër i gjallë vitin e kaluar, sipas Librit të Rekordeve të Guinness.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosha e saj rekorde simbolizon popullsinë e jetuar gjatë, e cila, së bashku me nivelin e ulët të lindjes, ngjall shqetësime për mungesat e punës dhe mundësitë për rritjen e ardhshme ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i foshnjave të lindura në Japoni ka rënë me rreth 5.9 për qind në më pak ose 900,000, për herë të parë që kur qeveria filloi mbledhjen e të dhënave në 1899, sipas Ministrisë Japoneze të Mirëqenies Sociale.

Tanaka u lind në vitin 1903, u martua në vitin 1922 me Hide Tanaka. Çifti ka katër fëmijë dhe birësoi edhe një fëmijë tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?