FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grushta në Parlamentin e Ukrainës – Kreu i radikalëve goditet në fytyrë pasi akuzoi kolegun për spiunazh

Një tjetër skenë dhune është regjistruar në parlamentin ukrainas, i shquar në mbarë botën për konfrontime fizike mes deputetëve.
Krerët e dy partive opozitare u përfshin në sherr me grushta pasi njëri akuzoi tjetrin si spiun të presidentit rus Vladimir Putin.
Sërish grushta në parlamentin ukrainas. Këtë herë sherri shpërtheu në mbledhjen e krerëve të partive parlamentare.
Kreu i grupimit politik Blloku Opozitar Juri Bojko qëlloi me grushta në fytyrë drejtuesin e Partisë Radikale, Oleh Liashko.
Bojko u acarua pasi kreu i radikalëve e akuzoi si spiun të Moskës dhe si i tillë udhëtonte vazhdimisht në Rusi ku merrte instruksione nga presidenti Putin në dëm të ukrainasve.
Dhe për këtë duhej arrestuar. Pas grushtimit të parë, debatet vazhduan dhe pati kohë për një raund të dytë.
Deputetë të tjerë të parlamentit ukrainas ndërhynë për ti dhënë fund sherrit.
Kryeradikali Liashko është përfshirë edhe herë të tjera në konfrontime fizike në parlamentin e vendit, skena të cilat janë bërë të shpeshta që pas revolucionit kundër ish-presidentit filo-rus Viktor Janukoviç.
Ish-pjesëtarë të partisë së tij formuan pas revolucionit, grupimin e ri Blloku Opozitar të drejtuar nga Oleh Liashko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?