Hakmarrja e hidhur e 23-vjeçares/ Helm në ushqim, 5 të vdekur e 88 mysafirë përfundojnë në spital.

Nëse jeni musafir diku, mos u tallni me aftësitë në kulinari të të zotit të shtëpisë, pasi mund edhe ta pësoni shumë rëndë. Eksperienca më e keqe vjen nga India, ku një 23-vjeçare, e cila kishte ftuar të afërm me rastin që ishte bërë me banesë të re.

Vajza kishte vendosur që të hakmerrej me të ftuarit e saj, duke i helmuar me ushqim, ndërsa bilanci ishte tragjik. Të paktën 5 të vdekur dhe 88 persona të helmuar. Vajza i kishte hedhur pesticid në ushqim.

Sipas ‘Daily Mail’, Pradnya Survase nga fshati Mahad, në shtetin e Maharashtra, ishte përpjekur të vriste edhe bashkëshortin, kunatën, vjehrrën dhe motrën e vjehrrës, sepse edhe ata nuk e kishin vlerësuar ushqimin që ajo kishte gatuar. Survase, sipas kodit Penal në Indi akuzohet për vrasje, vrasje tentativë dhe komplot. Teksa dha dëshminë e saj në polici, 23-vjeçare deklaroi se përgjatë 2 viteve të martesës ajo kishte qenë viktimë e ngacmimeve psikologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?