Hëna po zvogëlohet, një studim nga NASA trazon ujërat
Një studim që financohet nga NASA ka ngritur alarmin. Teksa bërthama e hënës ftohet gradualisht dhe zvogëlohet, sipërfaqja e saj “rrudhoset”, siç ndodh me një kokërr rrushi kur thahet. Këto fenomene, sipas shkencëtarëve, krijojnë tërmete që mund të zgjasin për orë të tëra si dhe rrëshqitje të tokës.
Ashtu si pjesa më e madhe e satelitit tonë natyror, kjo zonë në polin e jugut që është aktualisht subjekt i këtij interesi kaq të madh, është e prirur drejt këtyre fenomeneve sizmike, duke u bërë kështu rrezik potencial për sondat dhe pajisjet që njerëzit mund të dërgojnë në të ardhmen në hënë.
Hëna është zvogëluar me rreth 45.72 metra në perimetër përgjatë miliona viteve të fundit, një sasi e konsiderueshme e parë në terma gjeologjikë, por këto ndryshime sipas shkencëtarëve, janë shumë të vogla për të shkaktuar ndonjë efekt madhor në tokë apo në ciklet e baticave që planeti ynë ka.