Hëna, si nuk e keni parë kurrë (FOTO)
Fotografi i interesuar në astronomi, Andrew McCarthy ka ripërpunuar rreth 200 mijë fotografi të ndryshme, që si burim kanë kryesisht agjencinë amerikane NASA.
Duke përdorur teknologjinë 3D dhe evidentuar kontrastin midis majave dhe kratereve hënore, del një rezultat mbresëlënës, një foto me 200 megapiksel që tregon në detaj morfologjinë e satelitit.
“U lodha, por e bëra sepse doja që njerëzit të bëhen gjithmonë më të interesuar ndaj eksplorimit të kufijve hapësinorë dhe njerëzorë”, thotë McCarthy.