Heq shaminë dhe kërcen në rrugë në formë proteste, gruaja dënohet me 20 vite burg

Një grua iraniane thotë se ajo është dënuar me 20 vjet burg për heqjen e shamisë, si formë proteste.

Shaparak Shajarizadeh tha se ishte burgosur pasi kundërshtoi shaminë e detyrueshme të fesë islamike si edhe valëzimin e një flamuri të bardhë të paqes në rrugë.

Përmes një postimi në profilin e saj, Shajarizadeh rrëfen se gjesti i saj ishte në formë proteste pasi një adoleshente u arrestua, pasi postoi një video në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk pati asnjë koment nga zyrtarët iranianë, lidhur me akuzën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shkurt, policia në Iran arrestoi 29 gra për heqjen e shamive të kokës,  si pjesë e një fushate të njohur si “Të Mërkurën e Bardhë”.

Nasrin Sotudeh, një avokat i njohur për të drejtat e njeriut që përfaqësonte Shajarizadeh dhe gra të tjera, u arrestua muajin e kaluar.

Në Iran, gratë që tregojnë flokët e tyre në publik, përballen me dënime duke filluar nga një gjobë prej 25 dollarë deri në burgim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?