Hexit? Një politikan hungarez thotë: “Të dalim nga BE-ja”
Rebelimi i euroskeptikëve ka vazhduar në Hungari, ku një tjetër udhëheqës politik theksoi se ai dëshironte daljen nga Bashkimi Europian (BE). Këtë lajm e ka bërë të ditur, gazeta britanike “Daily Express”, ku ka theksuar se një Zëdhënës i qeverisë dhe sekretar i shtetit për diplomacisë publike, Zoltán Kovács tha se do të votonte që Hungari të largohet nga BE-ja, pasi Brukseli nuk arrin të marrë kontrollin e krizës ndaj emigrantëve.
Kovács ka thënë se: “Duke parë politikën e kohëve të fundit të BE-së në lidhje me emigrimin, unë do të votoja largimin nga BE-ja, në rast të një referendumi dhe ky është mendimi im personal. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndryshuar politikën e migracionit të BE-së për në të ardhmen”, -tha ai. Për më tepër ai shtoi që: “Plani i BE-së ka lidhur kuota të detyrueshme të migracionit, i cili është një absurditet”.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi shefi i stafit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Janosh Lazar u bë zyrtari i parë i lartë qeveritar që tha se ai do të ishte në favor të largimit nga BE-ja të Hungarisë.
Siç është mësuar, në vend ka nisur një referendum që do të mbahet në shtator ose tetor, në se Hungaria duhet të refuzojë kuotat e ardhshme të detyrueshme nga Brukseli për rivendosjen e emigrantëve të vijnë masivisht nga vende të tilla si; Siria.
Kovács bëri jehonë duke thënë se dështimi i Bruksel për menaxhimin e krizës së emigrimit, e çoi Britaninë të votonte largimin nga BE-ja. Ai tha: “Ne duhet të bëjë të qartë se Brexit është rezultat i gabimeve që bëri Brukseli, politika e tyre dhe burokracia e tyre Në këtë kuptim, Brexit nuk ishte e papritur”,- u shpreh ai.
E në lidhje me rezultatet e referendumit Brexit, ai nënvizoi se mund të jenë një shenjë paralajmëruese që politika e Brukselit është e dështuar.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

