Hillari publikon raportin mjekësor: Binduni që s’jam e sëmurë

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, është e shëndetshme dhe e aftë për të shërbyer si presidente e Shteteve të Bashkuara, të paktën kështu ka deklaruar mjekja e saj, Lisa Bardak, pasi ish-sekretarja e Shtetit publikoi një raport të plotë mjekësor pas presionit të opinionit publik.

Në komunikatën zyrtare shkruhej gjithashtu se pas pushimit të marrë dhe trajtimit me antibiotikë, Clinton po përmirësohet vazhdimisht.

Në materialin për Clinton, thuhet se gjëndja e saj është krejtësisht normale si nga ana mendore ashtu edhe nga ana fizike. Gjithashtu, presioni i saj i gjakut si dhe niveli i kolesterolit është brenda parametrave të pranueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekja e ish-sekretares së shtetit tha se Klinton vijon të marrë medikamente për tiroidet, alergjinë si dhe për hollimin e gjakut. Kjo e fundit për shkak mpiksjes së gjakut që kaloi në vitin 2012. Ndërkohë, edhe mamografia tregoi se Clinton nuk kishte komplikacione apo rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, rivali republikan Donald Trump e përdori gjendjen shëndetsore të ish-sekretares së shtetit për një tjetër sulm ndaj saj.

“A mendoni se Hillary do të ishte e aftë që të ngjitej në këtë skenë për një orë dhe të ketë një performancë si e imja? Nuk mendoj kështu”, u shpreh miliarderi kontrovers. Trump ka publikuar disa të dhëna shëndetësore, por pritet që në ditët e ardhshme të paraqesë përpara publikut një raport të plotë mjekësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?