Hillary me parkinson? Kështu pretendon një republikan

Një përfaqësues republikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pohuar se Hillary Clinton vuan nga sëmundja e parkinsonit. Teksa stafi i kandidates demokrate deklaroi dje zyrtarisht se Hillary Clinton vuan nga pneumonia.

Republikani Daniel Tamburello ka postuar në faqen e tij në Facebook se 68-vjeçarja Clinton ka pneumoni, pasi i është shkaktuar nga parkinsoni.

Dhe për pretendimin e tij, Tamburello ka sjellë rastin e babait të tij që vuante nga parkinsoni dhe më pas u sëmur me pneumoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati për sëmundjen e Clinton mori përmasa të mëdha pasi ajo u largua me nxitim një ditë më parë nga aktiviteti përkujtimor për sulmet terroriste të 11 shtatorit 15 vite më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?