Historia e vogëlushit do t’ju bëjë të mos ia ndani më sytë fëmijëve në supermarket

Një djalë i vogël britanik i quajtur Ayman mund të mos flasë dot më për pjesën tjetër të jetës, pasi kur ishte 2 vjeç, teksa ndodhej në supermarket me nënën e tij, piu një shishe me lëng për pastrimin e tubacioneve.

Vogëlushi ishte i lidhur në karrocën e tij ndërsa e ëma bënte pazar në një supermarket në Manchester. Në një moment që ajo u kthye për të marrë një produkt, djali mori shishen e solucionit që përmbante sodë kaustike dhe  e piu.

Ayman u dërgua menjëherë në spital ku u diagnostikua me djegie të rënda në pjesën e gojës, ezofagut dhe stomakut. Sot, në moshën 6-vjeçare, ai nuk flet dot asnjë fjalë dhe ushqehet me një tub në stomak.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po mundohesha të kapja diçka në një raft. Ishin vetëm pak sekonda, por kur u ktheva, buzët e tij ishin bërë lejla dhe blu dhe po i dilte gjak nga goja.”-rrëfen e ëma e vogëlushit, e cila gjithashtu ka të djegura në duar dhe këmbë pasi u përpoq të hiqte sa më shumë solucion që të mundje nga goja e të birit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja e Ayaman ka hedhur në gjyq supermarketin dhe kompaninë prodhuese të pastruesit të tubacioneve, pasi kapaku që duhej të ishte me masa sigurie për fëmijët, nuk ka funksionuar./Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?