Humb jetën deputeti i dytë në Iran me koronavirus, ja sa ka shkuar numri i të prekurve

Irani raporton vdekjen e deputetit të dytë në vend të prekur nga koronavirusi.

BBC raporton duke cituar agjensinë shtetërore të lajmeve Irna, se Fatemeh Rahbar, 55 vjeç, ishte një deputet konservator që ishte zgjedhur së fundmi në parlament nga kryeqyteti, Teherani.

Muajin e kaluar, zëvendësministri i Iranit, Iraj Harirchi dhe një deputet tjetër u testuan pozitiv ndaj virusit vdekjeprirës që ka trembur botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti më vonë vdiq. Irani deri më tani ka 124 persona të vdekur dhe 4,747 të prekur me Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkollat janë mbyllur në të gjithë vendin, dhe eventet kulturore dhe sportive janë anuluar, pasi qeveria po lufton të mbajë nën kontroll shpërthimin e virusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?