Humbi jetën me kancerin, ndahet nga jeta gazetari i njohur grek
Gazetari dhe themeluesi i gazetës greke “ProtoThema”, Themos Anastasiadis ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Anastasiadis ka ndërruar jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin ku po trajtohej në Athinë.
“Është momenti kur arsyeja ngrin, dora shkon në tastierë dhe mendja lufton mes dhimbjes, me natyrën e ashpër të jetës dhe shpresën e fshehtë që të gjitha janë gënjeshtra. Ky është “lajmi” që ju nuk do dëshironit të merrnit kurrë. Redaktori dhe gazetari Themos Anastasiades vdiq. Ai humbi betejën e tij e guximshme me kancerin. Një luftëtar i lindur dhe në shumicën e rasteve një fitues i madh, Themos Anastasiadis nuk fitoi këtë herë, në një betejë të pabarabartë me kancerin. Pas një viti e gjysmë, ai dha frymën e tij të fundit në mbrëmjen e së martës, më 22 janar”, shkruan gazeta Protothema, për humbjen e themeluesit të tyre.

KOHA JONË SONDAZH

