Humza Yousaf, kryeministri i ri i Skocisë. I pari mysliman në këtë post

Humza Yousaf është zyrtarisht kryeministri i ri i Skocisë, dhe i pari mysliman në këtë post. Ai u betua gjatë një ceremonie të shkurtër e cila u zhvillua në Edinburg.

37-vjeçari është personi më i ri që mban këtë post dhe ka shkruajtur historinë duke u bërë kryeministri i parë mysliman që mban këtë rol.

Kryeministri i ri filloi të formojë ekipin e tij të martën pasdite me njoftimin se Shona Robison, një aleate e ngushtë e ish-kryeministres Sturgeon do bëhej zv/kryeministre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai konfirmoi se do të kishte një “ministër për pavarësinë” në qeverinë e tij, një rol që ai u zotua ta krijonte gjatë garës për të marrë drejtimin e vendit. Ndryshe nga liderët e tjerë, Humza Yousaf ka pak kohë në politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?