I dyshuari për atentat në Berlin ka qenë i dënuar në Itali për zjarrvënie

Në Evropë po bëhen kërkime masive për një tunizian, i dyshuar për sulmin me kamion në Berlin. Anis Amri, 24 vjeç, raportohet se ka qenë nën monitorim, nën dyshimet për planifikim të vjedhjeve për të blerë armë, por mbikëqyrja i është hequr për shkak të mungesës së provave.

Para se të hynte në Gjermani, ai ka qenë katër vjet në burg për zjarrvënie në Itali. Sulmi, të hënën mbrëma, në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ka lënë të vrarë 12 veta dhe të plagosur 49 të tjerë.

Urdhri për arrest është lëshuar pasi leja e qëndrimit e Anis Amrit është gjetur në kamionin që është përplasur për turmën. Autoritetet gjermane paralajmërojnë se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Ato kanë ofruar shpërblim prej 100,000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?